Ekonomia Online
FUNDIT

Lipjani rrit mobilizimin pas rastit të parë me Coronavirus

Lipjani rrit mobilizimin pas rastit të parë me Coronavirus

Pas rastit të konfirmuar se në Janjevë të Lipjanit është prekur një 46 vjeçar i ardhur nga Gjermania me virusin COVID-19, komuna ka njoftuar se do të vazhdojnë të mobilizohen edhe më shumë për ta parandaluar përhapjen e tij. Zëdhënësi i komunës, Diamant Bytyqi, ka thënë për Kohën se janë marrë të gjitha masat e […]

Pas rastit të konfirmuar se në Janjevë të Lipjanit është prekur një 46 vjeçar i ardhur nga Gjermania me virusin COVID-19, komuna ka njoftuar se do të vazhdojnë të mobilizohen edhe më shumë për ta parandaluar përhapjen e tij.

Zëdhënësi i komunës, Diamant Bytyqi, ka thënë për Kohën se janë marrë të gjitha masat e kërkuara nga plani i ministrisë së shëndetësisë.

“Me kohë është bërë dezinfektimi i institucioneve publike, QKMF, AMF, institucioneve parashkollore dhe shkollore, autobusët, bibliotekat dhe hapësirat tjera publike. Jemi duke bërë përpjekje për t’i marrë edhe masat tjera të nevojshme për rastet e dyshuara dhe të prekura. Mirëpo në rrethana të tilla po e presim edhe ndihmën e ministrisë dhe institutit për menaxhimin e situatës”, ka thënë Bytyqi.

Ai i ka dëshiruar shërim të shpejtë 46 vjeçarit nga Janjeva dhe uron që mos të përsëriten rastet të tilla.

Ky rast ka çuar në 21 numrin e të prekurve me koronavirus në tërë Republikën e Kosovës.

Të ngjashme