Lirohen 40 të burgosur politikë në Venezuelë

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 14:07 | Nga

Qeveria e Venezuelës ka liruar një grup prej 40 personave përfshirë politikanë opozitar, si dhe aktivist duke e quar në 79 numrin e personave të liruar në këto dy ditët e fundit.

Ministri Jorge Rodriquez ka thënë se qeveria i kishte shikuar këto raste, si dhe se është një vullnet i mirë i qeverisë për të i ulur tensionet.

Këto deklarata vinë pasi që Nicolas Maduro është rizgjedhur president me një mandat 6 vjeçar. Ata që janë liruar të premtën dhe të shtunën përfshijnë njerëz nga opozita, djalin e një gjenerali dezertues, dhe një ish gjeneral transmeton Gazeta Express.

Më parë, guvernatori i Anzoategui, Antonio Barreto Sira ka njoftuar që do të lirohet grupi i dytë i atyre qe konsiderohen “të burgosur politik” në kuadër të planit për pajtim kombëtar i paralajmëruar nga qeveria e Nicolas Maduro.

Barreto, pjesë e opozitës së këtij vendi, është garantues, si dhe ka njoftuar që përfituesit e këtyre masave do të transferon në vende të tjera, njëjte sikur 39 të liruarit në Ministrinë e Jashtmë të Venezuleës.

Shumica prej tyre do të duhet të paraqiten çdo muaj para policisë, si dhe e kanë të ndaluar të dalin nga shteti, ose të flasin publikisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme