Katër nga pesë personat e shoqëruar dje në polici gjatë një proteste në Gjakovë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre po mbahet në ndalim policor.
Pesë persona janë shoqëruar në polici gjatë një proteste e cila u mbajt Gjakovë si kundërshtim për një vizitë të planifikuar të pelegrinëve serbë në një kishë të qytetit.
Zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimja për KALLXO.com dha detaje mbi arrestimet e të dyshuarve.
“Dje me datë 28.08.2018 gjatë kohës sa është mbajtur protesta në rrugën te kisha janë arrestuar pesë persona, katër prej tyre për pengim personave zyrtar në kryerje të detyrës, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari tjetër është arrestuar sepse i njëjti ka dëmtuar automjetin e kompanisë bartëse dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor”, tha Podrimja.