Lirohet nga QKUK-ja britanikja që dyshohej se kishte koronavirus

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Është liruar nga Klinika Infektive shtetasja britanike e cila u dyshua për infektimin me virusin “Korona”.

Ajo më tetë shkurt ishte paraqitur në këtë klinikë me dyshimet se ishte prekur me koronavirus.

Pas ekzaminimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, rezultatet dolën negative.

Me këtë rast ajo u lirua nga spitali.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Valbon Krasniqi, doktor në Klinikën Infektive.

“Pacientja një fjalë është liruar gjatë ditës së diel nga Klinika Infektive. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Ka pasur një kollë dhe ftohje të lehtë. Por gjendjen e ka stabile. Ju e dini se ishin dyshimet për koronë, por pas analizave te kjo paciente, rezultati rezultoi të jetë negativ”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi shtoi se simptomat nuk ishin as të gripit sezonal.

Gruaja në fjalë disa ditë i kishte kaluar në Francë në një qendër skijimi atje.

Por frikë kishte marrë pas marrjes së lajmit se në qendrën ku ishte skijuar ajo, pesë persona ishin prekur me koronë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme