Lirohet prona e uzurpuar dhe nis rregullimi i rreth-rrotullimit në Rahovec

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 14:41 | Nga

Kanë nisur punimet për rregullimin e rreth-rrotullimit te vendi i quajtur “Rrasat” në qytetin e Rahovecit, në magjistralen Rahovec-Malishevë.

Gjatë realizimit të këtij projekti ka pasur edhe probleme me uzurpim të pronës publike komunale dhe objektet të cilat kanë penguar realizimin e këtij projekt janë prishur dhe ky projekt do të realizohet ashtu siç është planifikuar, njofton Komuna e Rahovecit.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në lidhje me realizimin e projektit të rreth rrotullimin thotë se punimet kanë filluar gjatë këtij muaji, dhe gjatë realizimit të këtij projekti kemi pasur edhe probleme me uzurpim të pronës publike Komunale. Pas evitimit të këtyre problemeve ky projekt i rëndësishëm do të realizohet ashtu siç është planifikuar dhe sigurisht që qytetarëve do t’u lehtësohet lëvizja pasi që ky është edhe qëllimi i rregullimit të rreth rrotullimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme