Tre kandidatë kanë mbetur në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u miratua lista përfundimtare me emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe do të vijojnë garën, transmeton TCH.
Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj rezultojnë se plotësojnë të gjitha kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej. Ndërkohë, kandidati tjetër, Lulzim Alushaj u diskualifikua pasi nuk plotëson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.
Ankimimi për këtë vendim duhet të bëhet brenda tre ditësh.