Edhe deputetët e Listës Serbe kanë duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të ketë diskutim në lidhje me synimin e Serbisë për të organizuar referendumin kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me referendumin për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.
Seancën është thirrur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas takimit që patën krerët e shtetit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë.
Gjatë kësaj seance, pritet të miratohet një rezolutë kundër organizimit të referendumit për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.