Lista Serbe paralajmëron ankesë në Kushtetuese lidhur me formimin e ushtrisë

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese pasi Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese pasi Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ne si Lista Serbe do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese, por nga përvoja e kaluar asgjë nuk do të ndryshojë”, deklaroi Simiq për “Tanjug”, përcjell Lajmi.net.

Ai ka thënë se institucionet kosovare veprojnë gjithmonë njësoj kur marrin ndonjë kërkesë ose ankesë nga Lista Serbe ose serbët që, sipas tyre, e refuzojnë pa arsye dhe sqarim.

Simiq ka theksuar se nevojitet kohë për t’u përmbyllur e gjithë procedura para se të jetë në gjendje të paraqesë ankesë.

“Ajo që u pa në Parlament me bashkimin që e kanë tek kjo temë na thotë se me shpejtësi do ta kalojnë procedurën dhe ligjet e tyre”, u shpreh ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme