Liverpooli përgatit ofertë për Strakoshën

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 12:40 | Nga

Liverpooli është duke përgatitur një ofertë prej 27 milionë eurove për portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha.

“Të kuqtë” janë në kërkim të një portieri të ri shkaku i performancës së Loris Kariusit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Alisson Beckeri i Romës është lidhur me një kalim në Anfield, por sipas TuttoMercatoWeb, Liverpooli ka kthyer vëmendjen kah portieri shqiptar.

Strakosha, 23-vjeçar, kaloi te Lazio nga klubi grek Panionios në vitin 2012. Për klubin italian ka realizuar 77 paraqitje, 52 prej të cilave vetëm në sezonin e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme