Ljungberg zëvendësues i Emeryt te Arsenali

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Freddie Ljungberg pritet të marrë drejtimin e Arsenalit, në rast se shkarkohet trajneri spanjoll Unai Emery, bën të ditur “The Telegraph” të enjten.

Suedezi, që ishte një nga ikonat e Arsenalit në kohën sa ishte aktiv si futbollist, do të ketë mundësinë të sigurojë kontratë më afatgjate te klubi londinez në postin e kryetrajnerit, ndonëse po përmenden edhe disa kandidatë më me përvojë për këtë post, transmeton Koha Ditore.

Ljungberg aktualisht është ndihmës-trajner te Arsenali. Ljungberg 42-vjeçar si futbollist kishte luajtur për Arsenalin nga viti 1998 deri më 2007, duke zhvilluar plotë 216 ndeshje dhe shënuar 46 gola. Ai me Suedinë luajti 75 ndeshje dhe shënoi 14 gola.

Të ngjashme