Simpatizantë të Partisë Demokratike kanë nisur të festojnë, të mbledhur te selia e partisë dhe në rrugë, pas lajmeve dhe rezultateve preliminare që e nxjerrin fitues kandidatin e tyre, Ramiz Lladrovci, në zgjedhjet që u zhvilluan sot.
Lladrovci: Forca bëri fuqinë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka shpallur fitoren në garën për kryetar të Drenasit.
Ai ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim.
Lladrovci më tej ka thënë se të gjithë janë tallur me thënien e tij, “Forca bën fuqinë”, por sipas tij, kjo që po ndodh këto momente në këtë qytet është ajo që ai e ka thënë përmes kësaj thënie.
PDK është duke festuar fitoren me fishekzjarrë dhe duke iu rënë sirenave të veturave ku po i mbajnë flamujt e partisë së tyre.
Lladrovci është shfaqur para gazetarëve, i shoqëruar dhe nga ish-kryetari Nexhat Demaku.
Fotot: Ekonomia Online