Lladrovci emëron stafin, pesë drejtori do të udhëhiqen nga gra

Drenas | 31 Jan 2017 | 15:39 | Nga

Pas betimit të dhënë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të komunës së Drenasit, kryetari Ramiz RLladrovci sot në një konferencë për media ka prezantuar qeverisjen komunale.

Nga emërimet e stafit politik, përkatësisht në dikasteret ekzekutive, pesë drejtori do të udhëhiqen nga femrat.

Kabineti i kryetarit Lladrovci do të jetë me këtë përbërje:
Arsim Haxhiu – Nënkryetar i Komunës
Gani Syla – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Kimete Qorri – Drejtoreshë e Administratës Komunale
Anita Avdullahu-Dvorani – Drejtoreshë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik
Betim Berisha – Drejtor për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
Milaim Hajdari – Drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë
Aurora Berisha – Drejtoreshë e Inspeksionit
Lumnije Krapi – Drejtoreshë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë
Ilir Shala – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Hamdi Krasniqi – Drejtor për Buxhet e Financa
Flutura Avdiu – Drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme