Lladrovci ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të MAP-it

Drenas | 24 Jan 2018 | 14:47 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha nga i cili edhe ka pranuar zyrtarisht projektet ideore të dy shkollave që do të fillojnë të ndërtohen gjatë këtij viti.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit për ndërtimin e Shkollës Profesionale në Komoran dhe ndërtimin e Shkollës së Mesme të Ulët në fshatin Fushticë e Epërme, sot janë dorëzuar projektet tek kryetari Lladrovci.

Ndërtimi i këtyre dy objekteve shkollore do të fillojnë gjatë këtij viti dhe pas përfundimit të procedurave të prokurimit dhe marrjes së lejes së ndërtimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme