Lladrovci ndërpret punimet e asfaltimit të rrugës në Komoran

Drenas | 24 Mar 2017 | 16:47 | Nga

Pas ankesave të qytetarëve të Komoranit për mosrespektim të standardeve të punimeve në rrugë, kryetari i komunës ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka inspektuar vendin ku janë duke u kryer punimet për asfaltimin e rrugës afër Postës në Komoran dhe ka konstatuar se punimet nuk ishin duke u kryer sipas kontratës.

Lidhur me këtë rast, edhe organi mbikëqyrës i Drejtorisë së Urbanizmit, pas inspektimeve ne terren ka konstatuar se punimet duhet ndalur përkohësisht deri sa të behët gërmimi dhe mbushja e rrugës.

“Lidhur me kontratën ‘Asfaltimi i rrugëve në qytezën e Komoranit”, me numër 611-098-521 e datës 17.11.2016 në mes të Komunës së Drenasit dhe kompanisë ‘Globi Trans&Joos Krasniqi Baze’, me datën 23.03.2017 pas inspektimeve në terren është kërkuar nga kompania e kontraktuar që të ndërpriten punimet në segmentin ku kanë filluar të hiqet pjesa e punuar dhe punët të vazhdojnë në bazë të paramasës dhe parallogarisë me pjesën e gërmimit dhe mbushjes”, është thënë nga organi mbikëqyrës.

Image may contain: one or more people, people standing, tree and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme