Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për dy bursa për studentë

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me kompaninë “Swiss Fasada” me pronar Hashim Shabani për financimin e një burse komunale për student të Komunës së Drenasit dhe me Qazim Hajdarin po ashtu për financimin e një burse për vitin akademik 2018-2019.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar donatorët, Hashim Shabanin dhe Qazim Hajdarin për këtë ndihmë që kanë ofruar për t’i përkrahur studentët e Drenasit.

Kompania “Swiss Fasada” me pronar Hashim Shabanin do të ndajë bursën për studentin nga lista pritëse e përfituesve sipas konkursit të shpallur me datën 05.10.2018, po ashtu edhe Qazim Hajdari do të ndajë një bursë për studentin nga lista pritëse sipas konkursit.

Nga lista pritëse e përfituesve të bursave, kanë mbetur edhe 11 studentë pa e marr bursën, ndërsa së shpejti do të njoftohen përfituesit nga lista pritëse për përkrahjen nga donatorët tjerë.

Të ngjashme