Lladrovci pezullon fushatën pas aksidentit në Komoran

Drenas | 27 Sht 2017 | 01:15 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas aksidentit ku humbën jetën tre persona në Komoran, iu ka shprehur ngushëllime familjeve të të aksidentuarve.

Lladrovci ka njoftuar se pezullon të gjitha aktivitetet e planifikuara pë të mërkurën.

“Me rastin e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sonte në Komoran, familjeve të të aksidentuarve iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Për shkak të këtij rasti tragjik, për ditën e nesërme i pezulloj të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas kalendarit të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme