Lladrovci pret në takim 50 studentët nga Sanxhaku

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci i shoqëruar nga nënkryetari Gani Sylaj, kanë pritur në takim 50 studentët nga Sanxhaku të cilët këto ditë po qëndrojnë në Shqipëri dhe Kosovë dhe në mesin e vizitave të shumta kanë vizituar edhe Komunën e Drenasit.

“Më shumë emocion ju kam pritur studentë të Sanxhakut, zonë kjo e banuar me shqiptarë e cila nuk duhet të harrohet”, ka thënë mes tjerash kryetari Lladrovci.

Ne këtë takim është diskutuar për historinë tonë të përbashkët, në veçanti për kontributin e drenicasve në shërbim të kësaj krahine. Ndërsa studentët kanë folur për situatën në Sanxhak dhe për punën që po bëjnë për ruajtjen e identitetit, të drejtat e tyre si dhe synimin për bashkëpunim në mes të rinjve dhe miqësive të krijuara nga këto vizita në Kosovë e Shqipëri dhe kudo që ka shqiptarë.

Delegacioni i 50 studentëve, kanë vizituar sheshin e Drenasit dhe shtatoret e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe të Ilaz Kodrës, pastaj kanë vizituar edhe varrin e komandantit Shaban Polluzha, kompleksin e Jasharajve në Prekaz dhe varrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, pastaj janë nisur për vendlindjen e tyre.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme