Lladrovci pret në takim Koordinatorin për Grante dhe Projekte të Ambasadës së Japonisë, Mark Rodiqi

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të hënën ka pritur në takim koordinatorin për grante dhe projekte nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, Mark Rodiqi me të cilin ka biseduar për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta në Komunën Drenasit.

Në takimin i cili u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore  Kryetari Lladrovci falënderoi Ambasadën dhe popullin japonez  për ndihmën e ofruar deri më tani për popullatën e Drenasit dhe shprehu interesimin  dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe ne të ardhmen për realizimin e projekteve ne interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Rodiqi njoftoi kryetarin Lladrovci për  statusin e projektit për të cilin Komuna e Drenasit ka aplikuar dhe që pritet të jetësohet së shpejti si dhe  për mundësitë për projekte të reja nga të cilat Komuna dhe populli i Drenasit mund të përfitojnë në të ardhmen.

Kryetari Lladrovci  konfirmoi fuqishëm përkushtimin, sinqeritetin dhe seriozitetin e tij në  zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e kushteve  për të gjithë qytetarët e Drenasit.   

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme