Lladrovci pret në takim Limajn, bisedojnë për problemet e Drenasit

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 16:53 | Nga

Sot, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim, Kryetari Lladrovci e njoftoi Zëvendëskryeministrin Limaj për nevojat e Komunës së Drenasit dhe kërkoi nga ai përkrahje në projektet kapitale.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe rreth qerasë së bizneseve në Parkun e Biznesit – Drenasi I.

Kryetari Lladrovci, para takimit së bashku me Zëvendëskryeministrin Limaj vizituan Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme