Lladrovci shpreh ngushëllime për Brahim Sefë Mleçanin

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 17:54 | Nga

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot, me rastin e vdekjes së Brahim Sefë Mleçanit, veprimtar, rapsod dhe pjesëtar i Familjes së dëshmorëve.

Lladrovci ka shkruar se “thesarët e folklorit tonë të ruajtura dhe të kultivuara nga kjo Familje, do të jenë të paharrueshme”.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:

“Sot, morëm lajmin e hidhur se ndërroi jetë veprimtari dhe rapsodi i njohur Brahim Sefë Mleçani, po ashtu, pjesëtar i familjes së dëshmorëve të UÇK-së.

Thesarët e folklorit tonë të ruajtura dhe të kultivuara nga kjo Familje, do të jenë të paharrueshme.

Nderim i përjetshëm për Brahim Sefë Mleçanin!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme