Kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ua ka prishur “komoditetin” duhanxhinjve të kësaj komune.
Ai me të marrë drejtimin e të parit të Drenasit ka marrë një vendim rigoroz duke ndaluar pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, raporton Kosova Post.
Deri më tani në kafeteritë e kësaj qyteze, askush nuk ua prishte “tymin e duhanit” atyre që donin të tymosnin, edhe pse ligji ishte në fuqi tash sa vjet. Por, tashmë pronarëve të lokaleve iu është bërë e qartë nga inspeksioni se ligji duhet të respektohet në mënyrë strikte.