Lluka: Bordi i Bankës Botërore miratoi Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 08:33 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar se Bordi i Bankës Botërore ka miratuar Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës.

“Siç e kam cekur disa herë, projekti KODE ka për qëllim që të mbuloj tërë territorin e Kosovës me fibër optik, duke i dhënë qasje të gjitha fshatrave të Kosovës, qytetarëve, shkollave dhe qendrave shëndetësore në këto fshatra me qëllim të digjitalizimit të ekonomisë vendore dhe shërbimit më të mirë për qytetarët. Për më tepër, përveç infrastrukturës, ky projekt parasheh gjithashtu ndërtimin e aftësive në fusha të ndryshme siç janë programimi, dizajnimi, zhvillimi i aplikacioneve, etj.

Pas përfundimit të këtij projekti, Kosova do të jetë vendi më i mbuluar në Evropë me fibër optik.

Vlera e projektit është 25 milionë dollarë.

“Projekti do të ketë spektër të gjerë përfitimesh për popullin e Kosovës, duke i lidhur ata me informacione, shërbime dhe vende të punës. Duke zhvilluar dhe forcuar infrastrukturën digjitale të Kosovës, ky projekt do të thellojë lidhjet e Kosovës me ekonominë globale, që është me rëndësi kritike për rritjen dhe zhvillimin në të gjithë vendin,” thotë Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore (World Bank Kosovo) për Kosovën”, ka shkruar Lluka.

Të ngjashme