Lluka premton bursa për të rinjtë që duan të trajnohen në Qendrën Trajnuese të KEK-ut

Obiliq | 05 Sht 2018 | 11:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka premtuar bursa për të gjithë të rinjtë e interesuar që të vijojnë trajnimet në Qendrën Trajnuese të KEK-ut, në mënyrë që të rritet numri i atyre që përfitojnë shkathtësi që ofron kjo qendër.

Lluka tha se në Kosovë ka mungesë të madhe të kuadrove, andaj edhe do të punojnë që të rinjtë dhe të rejat të aftësohen në qendra të tilla në mënyrë që të mos e braktisin vendin, raporton Ekonomia Online.

“Kemi mungesë jashtëzakonisht të madhe të kuadrove në nivel të vendit kur e dimë që sapo kemi aprovuar një strategji për energji për vitet e ardhshme, kur po flasim për një ikje nga vendi, por edhe nëse ne vetëm me ndërtimin e termocentraleve punësojmë qindra saldues dhe teknikë të ndryshëm ku do t’i marrim ata”.

“Ne për momentin e kemi mungesën e interesimit, duhet të punojmë bashkarisht të shohim si të zgjojmë më tepër interes te të rinjtë dhe të rejat të cilët mund të certifikohen, ku gjendja e vendit të punës do të jetë shumë më e letrë për ta . Vendi i punës me këto shkathtësi do të jetë vend që paguhet shumë mirë se me ato shkathtësi që mund t’i merr nga shkolla e mesme”.

Sipas Llukës, e rëndësishme është që të rinjtë që trajnohen të pajisen me certifikata që njihen ndërkombëtarisht.

“Do të sigurojmë sa më shumë bursa për ata studentë, për ata të rinj, të reja që të krijojnë këto shkathtësi e të certifikohen, mundësisht certifikim ndërkombëtar. Certifikimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për të gjitha kompanitë metalpërpunuese. Do të jetë i obligueshëm edhe për termocentralin e ri, pastaj do të ketë shkathtësi që do të ndërtohen edhe për minierën e re të thëngjillit, normalisht edhe të zhvillimit mineral, të cilat këto shkathtësi janë të domosdoshme”.

Ndërsa Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi, tregoi për punën që bën kjo qendër, raporton EO.

Sipas tij, falë punës së kësaj qendre në trajnimin e punëtorëve të KEK-ut, është arritur që kjo e fundit të ketë performancat më të mirat në vend.

“Siç iu shpjeguan edhe trajnerët, fillimisht kjo qendër është përdorë nga punëtorët e KEK-ut, të cilët kanë tregu një rezultat të jashtëzakonshëm, e falë tyre KEK-u është një kompani me performancat më të mira në Kosovë”.

“Tani ne e kemi një strategji që t’iu ofrojë trajnim për tregun e punës. Kemi trajnerë të përgatitur profesionalisht, të certifikuar ndërkombtarisht. Trajnimet që kjo qendër i kryen janë kryesisht teknike,  kryesisht teknologji makinerike të saldimit. Përpos këtyre trajnimeve, kjo qendër kryen edhe trajnime të tjera siç është qendra e IT, trajnime të menaxhimit të sigurisë industriale”.

 

Të ngjashme