Lluka: Qeveria nuk do të lejoj Telekomi të dështoj sepse është i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe sigurinë kombëtare

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se sot Komiteti ndërministror për ndërmarrje publike, që drejtohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka ftuar në takim pune bordin dhe ekzekutivin e Telekomit të Kosovës se bashku me përfaqësuesit e kompanisë Dardafon.net (Z mobile).

Lluka ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk do të lejoj që Telekomi të dështoj pasi që luan ka një rol shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që të largohet presioni për inkasimin e mjeteve të vendosura nga arbitrazhi ndërkombëtar me vlerë prej 25.9 milionë euro përmes përmbaruesve, gjë që do të bllokonte operimin e Telekomit të Kosovës dhe njëkohësisht, negociatat e obliguara në mes të palëve.

“Kërkesa jonë si komitet ishte që të krijohet një mundësi e re për të dy palët që të punojnë në një plan program të ri të pagesave, pa e ndërlidhur me punën e negociatave dhe rezultatin final të tyre, pra mos të bëhet presion që negociatat të përfundojnë në favor të njërës palë”, ka shkruar Lluka.

Borgji ndaj kompanisë në fjalë është vendosur nga arbitrazhi dhe është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nga Gjykata e Apelit, prandaj në këtë moment edhe është i pakontestueshëm.

Gjatë diskutimit palët u pajtuan që deri më 15 qershor të bëjnë një plan të pagesave ndaj këtij borgji. Në këtë formë, grupet negociuese nuk do të vendosin temën e pagesës në diskutime.

“Telekomi i Kosovës, i mbështetur nga ky komitet dhe tërë Qeveria e Kosovës, së shpejti do të ketë qasje në kredi për të implementuar kodin 383, për të siguruar mirëmbajtjen e telekomit dhe një herit, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe për të bërë investimet e detyrueshme që të sigurohet mbarëvajtja e punes. Në asnjë formë, Qeveria nuk do të lejoj që Telekomi të dështoj pasi qe luan rol shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe sigurinë kombëtare”, shkruan Lluka.

59717090_2258786080847283_2182163597654753280_n.jpg
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme