Gjatë fushatave zgjedhore, ndër vite, partitë politike dhanë shumë premtime, ndër to ishte edhe krijimi i vendeve të reja të punës në shifra shumë të madha.
Ndonëse fushata fillonte dhe mbaronte me premtime të tilla, këto gjatë viteve mbetën vetëm premtime.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se deklaratat për shifra të mëdha në krijimin e vendeve të reja të punës, kanë qenë apetit i subjekteve partiake, por sipas tij është e pamundur që të mbahen premtimet e tilla.
“Partitë e mëdha e kanë pasë apetitin me dhënë numra të mëdha, e kanë pa që është e pamundur me i qëndru besnik atyre premtimeve dhe gjithmonë më shumë i kanë bë dëm vetes se sa mua duke dhënë premtime të tilla, partitë e mëdha tek e fundit gjithmonë e kanë pasë kryeministrin apo pushtetin apo timonin në duar për ta drejtuar shtetin dhe në këtë rast kanë dështuar ndaj këtyre premtimeve të tilla , unë mendoj që është me rëndësi me përkthyer programin zhvillimor ekonomik, qytetari është mirë me lexu dhe me e vlerësuar vetë cilësinë e programit zhvillimor sjellë më shumë punësim, mos me dhënë shifra ekzakte që kemi me i gjeneru 40 mijë ose 200 mijë vende pune gjatë mandatit. Unë mendoj që mungesa e vizioneve të partive të tjera se si ta kenë një plan të mirë zhvillimor ekonomik për vendin,e ka bërë që mos të japim numra për punësime, për arsye se është e pamundur me i mbajt ato premtime”, tha Lluka.
Investimet direkte, politikat fiskale, sektori i bujqësisë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Gjykata Ekonomike, janë vetëm disa nga pikat e programit zhvillimor të koalicionit AKR-Nisma Socialdemokrate, me të cilat synohet të zhvillohet ekonomia e vendit.
“Ne si AKR-Nisma, pjesën ekonomike unë prapë mendoj që AKR-ja gjithmonë e ka pasur sepse i analizon programet e të gjitha partive pa marrë parasysh edhe pse jemi partia më e vogël, kemi pasë gjithmonë programin më të avancuar sa i përket zhvillimit ekonomik, të gjitha ato pjesë të programeve tona që ndoshta ka qenë edhe në vitin 2007, janë ardhë tek partitë tjera tek vitin 2013 e 2015 që kanë qenë si programe zhvillimore një pjesë e tyre, ne besoj që pjesën e ardhshme të programit për këto zgjedhje, e shohim Kosovën si pjesë të botës ekonomike globale, sepse ajo është forma më e mirë për me shtu vlerë të produktit përmes produkteve që janë pjesë e zinxhirit botërorë, ajo është forma më e mirë që ne të jemi një shtet i zhvilluar, ku edhe standardet dhe rrogat janë më të mëdha”.
” Janë dhjetë shtyllat kryesore që po mendojmë që Kosova ka nevojë me i zhvillu që ne si koalicion do ti dërgojmë përpara pa marrë parasysh se kush do të jetë pjesë e koalicionit, duhet të finalizohen projektet energjetike, pa energji të mirë dhe stabile, pa gaz dhe hekurudha që lidhen me Shqipërinë, është shumë problem me pasë kosto benefit të investitorit të huaj, sepse një investitorë i huaj nuk dëshiron me ardhë në një vend ku nuk ka stabilitet energjetik, ai e shikon transportin me hekurudha që është 30 për qind e kostos së transportit me kamion dhe si të tillë këto janë dy gjërat kryesore që duhet ti dërgojmë përpara”.
Dy shtyllat kryesore të programit ekonomik të koalicionit AKR-Nisma, janë edhe investimet direkte, krijimi i një Agjencioni Publiko-Privat si dhe politikat fiskale.
“Shtylla e dytë është ajo e investimeve direkte, biznes parqet, ky është një model që është përdorë shumë në Irlandë me sukses të madh, këto biznes parqe në vende të caktuara të Kosovës, ku e tërë infrastruktura fillon prej një fondi zhvillimor të shteti, duke përfshirë jo vetëm planin e ndriçimit dhe rrugët, por edhe fabrikat, janë disa fabrika modulare që rriten, zgjerohen, sipas kërkesës së investitorit. Si iniciativë me ardhë investitori, shteti ndërhyn në këtë rast me një buxhet për iniciativa për investitorë të huaj duke ia mbuluar qiranë për 10-jetë vitet e ardhshme dhe pas 10 vitesh del me çmim të tregut, ne kemi përparësi të mëdha pasi eksportin e kemi treg të lirë dhe në këtë rast kjo i ndihmon investitorëve të huaj”.
“Pika e tretë është krijimi i një Agjencioni Publiko-Privat Shtetëror me partneritet me sektorin privat që ka të bëjë me gjetjen e tregut për kompakt për prodhimet tona, këtë rast e ka apliku Holanda me sukses të madh. Pika e katërt është politikat fiskale, një politikë fiskale e kemi në fokus, heqjen e tatimit në fitim që vjen nga eksportet, pra i gjithë fitimi që vjen si rrjedhojë e eksportit në tregjet e huaja, nuk do të tatimohen, kjo është si një iniciativë shtesë e investitorëve të huaj më ardhë me prodhuar këtu për eksport, përfitimet tona janë të shumëfishta, përfitimi në punësim, në rritje të eksportit, rregullimin e bilancit tregtar, ka shumë e shumë përfitime të mëdha nëse veç atë pjesën e profitit ne e eliminojmë”, tha Lluka për Ekonomia Online.
Disa nga pikat e tjera të cilat pritet t’i japin prioritet zhvillimit ekonomik të vendit sipas programit të koalicionit AKR-Nisma, janë konkurrueshmëria, sektori i bujqësisë dhe prioriteti për bizneset fillestare si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat sipas Llukës pritet të krijojnë sektorë më të avanasuar për bizneset.
“Shtylla e pestë është konkurrueshmëria, sidomos luftimi i ekonomisë jo formale, sot kemi 30 deri në 50 për qind e ekonomisë është jo formale, kjo duhet të luftohet shumë më ndryshe dhe i kemi mekanizmat specifik.
…Shtylla e gjashtë është sektori i bujqësisë, i cili është tepër me rëndësi për vendin, e kemi shumë të zhvilluar jo mirë për arsye se grantet nuk shpenzohen në mënyrë më të mirë të mundshme, ato mund të shfrytëzohen në forma të ndryshme, duke krijuar një platformë agrare ku jemi pjesë e një zinxhiri më të madh ndërkombëtarë”.
“Shtylla e 7-të është bizneset fillestare, veç ka disa platforma por do jemi më agresiv në subvencionimin e bizneseve fillestare por jo në çdo drejtim jo në drejtimin e frizerkave të themi, por në drejtimin e shkencës dhe teknologjisë dhe drejtime të shkencave ekzakte.
Shtylla e tetë është ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, një fokus i koalicionit tonë do të jetë me i përqendru produktet lëvizëse nga sektorët me shkathtësi të vogël në sektorë të avansuar”.
Në dy pikat e fundit të këtij programi është edhe krijimi i Gjykatave Ekonomike, të cilat sipas Llukës do të trajtojnë rastet komerciale brenda një afati kohor 2 deri në 3 muaj.
“Shtylla e nëntë është Gjykatat Ekonomike. Ato duhet të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik ku të gjitha rastet komerciale trajtohen në mënyrë të përshpejtuar me një afat kohor rekord, pra jo më shumë se një muaj apo dy muaj, por jo me marrë 2 3 vjet sa merren tash rastet.
Shtylla e dhjetë, Fondi Zhvillimor i Kosovës, një fond që ka për qëllim me kriju vlerën në kompanitë shtetërore duke i privatizuar një pjesë të tyre por bashkërisht duke zhvillu me sektorin privat”, tha Lluka.