Lobimi për vizat, i dështuar

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Para pesë muajve kryeparlamentari Kadri Veseli kishte nisur fushatën lobuese për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE), në të cilin turne diplomatik shoqërohej nga deputetë të pozitës dhe të opozitës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Veseli bashkë me deputetë nga të dyja kampet politike në Kuvend kishin vizituar disa shtete të BE-së, por pikërisht shumë nga këto shtete janë kundër liberalizimit të vizave me Kosovën. Gazeta “Zëri” ka raportuar ditë më parë se janë më shumë se dhjetë shtete të BE-së, të cilat nuk e përkrahin heqjen e vizave për vendin.

Njohësit e procesit të integrimit vlerësojnë se autoritetet kosovare kanë dështuar të japin rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Kjo sipas tyre, ndikon negativisht në këtë proces, pasi shtetet që hezitojnë ta përkrahin liberalizimin e vizave nuk kanë argumente që të binden në këtë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme