Mbrojtësi kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është duke shijuar pushimet e verës në Las Vegas.
Futbollisti me origjinë nga Shkodra ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram ku tregon trupin, por shokët e tij të skuadrës te Napolit, Dries Mertens dhe Chistian Maggio, kanë bërë humor.
“Çfarë fiziku”, shkruan Mertens duke e shoqëruar komentin e tij me një “emoji” të një fytyre që qesh me lot.
“O Zot! Vish një bluzë o plak”, komenton Maggio.