Lojtari gjerman provokon tifozët brazilianë…

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 23:10 | Nga

I paturpshëm, ndërsa për disa ishte “kurajoz” gjesti i futbollistit gjerman Robert Bauer që edhe 2 ditë më pas vazhdon të shkaktojë debate.

21-vjeçari gjerman që luan për Ingolstad u bë i famshëm në të gjithë botën jo për ndonjë gol, apo për ndonjë lëvizje meqë luan si mbrojtës, por për një gjest përshëndetjeje në stadiumin Maracana pas humbjes nga penalltitë përballë Brazilit në finalen Olimpike.

Djaloshi nuk i kishte sytë e përlotur për humbjen e medaljes së artë, por ka gjetur rastin të provokojë tifozët vendas duke u ngritur 7 gishta. Me këtë gjest ai ka kujtuar fitoren 7-1 të gjermanëve kundër Brazilit në botërorin e vitit 2014. Me pas ai kerkoi falje, por kjo nuk duket se i ka ulur polemikat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme