Londër, treni del nga shinat në njërin prej stacioneve më të ngarkuar

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 10:09 | Nga

Pasagjerët në kryeqytetin e Britanisë së Madhe janë porositur që të shmangin stacionin Waterloo të Londrës gjatë ditës, pasi një tren doli nga shinat në stacion.

Rrjeti Hekurudhor bëri të ditur se treni doli nga shinat kur po largohej nga platforma me shpejtësi të ulët në orën 5:40, njoftoi. Tre persona u kontrolluan nga Shërbimi i Ambulancave të Londrës por asnjeri nuk pati nevojë të shkonte në spital.

BBC shkruan se shërbimet e emergjencës, policia, mjekët dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“South West Train” tha se do ta kufizonte shërbimin në këtë stacion për pjesën tjetër të ditës.

Shumica e trenave që qarkullojnë janë ndaluar të lëvizin, të dalin nga stacioni dhe është paralajmëruar se stacionet e tjera në zonë do të jenë shumë të ngarkuar.

Gjithashtu BBC shkruan se ky stacion është nga më të ngarkuarit në Britaninë e Madhe me një mesatare prej 270 mijë udhëtarësh në ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme