Londra mendon t’i rrisë edhe më shumë praninë dhe angazhimin në Ballkan pas Brexitit

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 09:46 | Nga

Të martën në Londër do të zhvillohet samiti i pestë me radhë i Procesit të Berlinit, i cili është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, për të ndihmuar zhvillimin e vendeve të Ballkanit, si në infrastrukturë, ekonomi, e po ashtu edhe në zgjidhjen e mospajtimeve mes shteteve, pajtimin mes tyre dhe bashkëpunimin rajonal.

Kësaj radhe tri tema do të jenë në fokus të kryeministrave të vendeve pjesëmarrëse të këtij procesi, shkruan sot Koha Ditore.

E para është zhvillimi ekonomik, si vazhdimësi e nismave dhe projekteve që janë identifikuar në takimet e mëhershme, pastaj bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve në aspektin e sigurisë, ku përfshihet, sidomos, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe radikalizmit, dhe si pikë e tretë do të jetë zgjidhja e çështjeve të hapura mes vendeve të rajonit dhe pajtimi, në kuadër të të cilit kësaj radhe vëmendje e veçantë do t’i kushtohet çështjes së të pagjeturve.

Sa i përket zhvillimit ekonomik vendet pjesëmarrëse, sikur edhe organizatat e tjera të interesuara, do të fokusohen në krijimin e kushteve për rritjen e investimeve të jashtme në këtë vende. Kjo është e domosdoshme në mënyrë që rajoni i cili ka ngelur jashtë proceseve të integrimit në BE të kapë hapin me pjesën tjetër të Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme