Lopetegui rinovon edhe për dy vite me Përfaqësuesen e Spanjës

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 14:58 | Nga

Trajneri i Përfaqësueses së Spanjës, Julen Lopetegui, ka vazhduar kontratën me Federatën e Spanjës.

51-vjeçari tani është i lidhur me ‘Furinë e Kuqe’ deri në vitin 2022, kur edhe do përfundojë Kampionati Evropian.

Ish-trajneri i Rayo Vallecanos dhe Portos, ishte edhe trajner i skuadrave të Spanjës U-19, U-20 dhe U-21, dëshiron të tentojë edhe një herë sukseset me ekipin e parë.

Lopetegu është aktualisht i pamposhtur në 18 ndeshjet e para të La Rojas, ka 13 fitore dhe pesë barazime.

Vlen të theksohet se ai ka fituar UEFA European Championshipin me U19 në vitin 2012 dhe pastaj në 2013 me U21.

Është interesante se spanjolli si lojtar ka luajtur edhe për Real Madridin edhe për Barcelonë, edhe pse paraqitjet ishin minimale.

Një me Los Blancos dhe katër me klubin katalunas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme