Julen Lopetegui ka thënë që do të jetë një sfidë për të përgatitur ekipin pa Cristiano Ronaldon.
Ai e quajti portugezin si njërin nga më të rëndësishimit në histori të Real Madridit, përcjellë “Lajmi.net”.
“Ronaldo është një nga lojtarët më të rëndësishëm në histori të klubit. Ai e shprehu dëshirën për t’u larguar dhe klubi njeh trashëgiminë e jashtëzakonshme që e ka lënë ai”, deklaroi Lopetegui.
“Do të jetë emocionuese që të përgatitim një ekip pa Ronaldon”.
“Unë nuk kam asnjë dyshim që mund t’ia dalim, duke parë lojtarët fantastik që i kemi në skuadër”, shtoi ai.