Loredana gjen “paqen” me zonjën Petra, publikon një fotografi të realizuar më 1 shtator

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, viteve të fundit ka qenë mjaft e pranishme në faqet rozë.

Në maj të vitit të kaluar, këngëtarja bëri bujë të madhe në media, pasi thuhej se ajo dhe i vëllai i saj i kanë marrë rreth 900 mijë franga në total 52-vjeçares Petra Z, dhe bashkëshortit të saj, Hans, 53-vjeçar.

Gazeta zvicerane 20 minuten ndërkohë ka vazhduar me raportimet duke shkruar se pjesë e këtij skandali ishin edhe familjarë të tjerë të Loredanës.

Petra Z. dhe Loredana

Megjithatë, pas një viti duket se raportet mes Lorit dhe Petra Z janë rregulluar dhe se të njëjtat kanë arritur një marrëveshje.

Kjo pasi së fundmi, biondja ka ndarë në rrjetet sociale një video-bisedë që duket se u realizua më 1 shtator.

“01.09.2020”, ka shkruar artistja shqiptare.

Ndonëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë, në vazhdim presim të shohim se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Nga ana tjetër. Petra Z. muajin e kaluar ishte pjesë e një shkrimi, ku thuhej se për shkak të Loredanës nuk mund të paguante funeralin e nënës së saj. 

Të ngjashme