Loredana shtyn turneun muzikor për vitin 2021

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Rep-artistja Loredana Zefi po thyen rekorde të shumta në tregun muzikor të Zvicrës e po ashtu edhe në vendin tonë.

Ajo ka fituar dashurinë e mijëra fansave qysh në këngën e parë, e cila për pak ditë kishte marrë miliona klikime në YouTube. Pas suksesit me këngët e njëpasnjëshme, Loredana para një muaji kishte filluar turneun e saj muzikor, të cilin e startoi në qytetin Leipzig.

Por, menjëherë pas këtij koncerti, asaj i është dashur që t’i shtyjë koncertet e radhës për shkak të pandemisë coronavirus.

Duke qenë se nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, reperja deri ditën e sotme (e shtunë) nuk kishte njoftuar se çfarë do të ndodhë me turneun apo me biletat e shitura.

Përmes rrjetit social Instagram, Loredana ka theksuar për 2.8 milionë ndjekësit e saj se ky turne do të mbahet në vitin 2021 dhe se të njëjtat bileta do të vlejnë për vitin tjetër.

“Më vjen keq që kaloi kaq shumë, por ndryshe nga shume artistë të tjerë, të cilët duhej të shtyjnë turnetë e tyre për shkak të coronas, unë duhej të hiqja dorë nga gjithë turneu im, meqenëse ishim në mes të tij”.

“Do t’ju njoftoj për datat e turneut të ri sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit për kohën dhe durimin tuaj. Kujdesuni për veten dhe qëndroni të shëndetshëm”, ka shkruar Loredana.

Për shkak të pandemisë coronavirus, reperja tashmë po qëndron e izoluar së bashku me familjen e saj.

Të ngjashme