Loredana Zefi merr vaksinën kundër Coronavirusit

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale.

Ajo shpesh i azhurnon fansat për më të rejat në jetë e karrierë, ndërsa së fundmi ka treguar se ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Në një postim të ndarë në InstaStory, krijuesja e hitit “Angst” thotë se është vaksinuar pas një kohe të gjatë pritjeje.

“Pas një pritje të gjatë, më në fund u vaksinova kundër COVID-19. Faleminderit”, ka shkruar ajo.

Loredana nuk është e vetmja artiste që është vaksinuar kundër coronavirusit, pasi një gjë të tillë javë më parë e ka bërë edhe Era Istrefi.

Zvicra ndërkaq në fillim të këtij muaji ka hequr nga lista e karantinës shtetin e Kosovës.

Karantina për qytetarët të cilët kanë udhëtuar nga Kosova drejt Zvicrës ka qenë në fuqi nga 22 marsi i këtij viti e deri më 06 maj 2021.

Të ngjashme