Loredana Zefi rrëfen histori nga jeta personale në albumin e ri “Medusa”

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Reperja Loredana Zefi në mesnatë solli projektin e ri muzikor “Intro”.

Kënga, e cila është pjesë e albumit të saj të parë “Medusa”, ishte e shoqëruar edhe me një videoklip atraktiv.

Ndërkohë në paralajmërim, 24 vjeçarja theksoi se projekti paraqet atë që ka përballuar gjatë 18 muajve të fundit.

“Shtypi: “Loredana” në faqen e parë,

Ju nuk mund të bëni asgjë, por drejtoni gishtin drejt meje,

Isha gati të paguaja borxhet e tij,

Por Zvicra bën presion mbi një nënë që është vetëm

Përsëri presion mbi presion mbi presion

Ankthet më marrin frymën

Dhe përsëri ata po kërkojnë një arsye

Por ata nuk do të më thyejnë kaq shpejt”.

Kjo ishte një pjesë e kësaj kënge, ku thekson se është komentuar në masë të madhe për çështjen e gjyqit, e më pas edhe për ndarjen nga reperi Mozzik.

Për të vlerësuar më shumë, ua sjellim më poshtë këngën në shqip:

Albumi i plotë i reperes shqiptare pritet të lansohet më 11 dhjetor.

Të ngjashme