Lori Loughlin e lë peng shtëpinë për ta mbuluar lirimin me garanci

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Lori Loughlin është detyruar ta vërë shtëpinë e saj si kolateral për ta mbuluar lirimin e saj me garancion prej 1 milion dollarësh pas paraqitjes në gjykatë të mërkurën e 13 marsit.

Aktorja iu dorëzua autoriteteve lidhur me përfshirjen e saj të dyshuar në një skandal mite në kolegj të mërkurën në mëngjes dhe u paraqit në gjykatën federale në Los Angeles disa orë më vonë, kur prokurorët ngritën akuza kundër saj.

Ashtu si bashkëshorti i saj, manjati i modës Mossimo Giannulli, shuma e lirimit të Lorit me kaucion u caktua në 1 milion dollarë. Asaj iu imponuan kufizime udhëtimi, por do të lejohet të fluturojë në Vancouver, Kanada, për ta përfunduar punën në serinë televizive “When Calls the Heart”, sipas “The Blast”, shkruan KOHA Ditore.

Felicity Huffman, e cila gjithashtu është e pandehur në rastin e mitës, ishte paraqitur në gjykatë të martën. Ajo u lejua të largohet e lirë më vonë atë mbrëmje, pasi e kishte deponuar një pagesë kaucioni prej 250.000 dollarësh, shumë kjo e siguruar nga bashkëshorti i saj, William H. Macy.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme