Loriana Kuka eliminohet herët nga “Jerusalem Masters 2022”

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Loriana Kuka i ka dhënë fund shumë herët eksperiencës në “Jerusalem Masters 2022”, raporton Ekonomia Online.

Xhudistja kosovare është eliminuar qysh në rrethin e parë të garës prestigjioze që po mbahet në Izrael.

Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Loriana u mposht nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.

Kështu, merr fund përvoja e Kosovës në këtë garë, me ç’rast Distria Krasniqi u stolis me medalje të artë e Laura Fazliu me atë të argjendtë, kurse Nora Gjakova dhe Loriana Kuka mbetën pa medalje. 

Të ngjashme