Luksembugu ndanë edhe 5 milionë euro për projektin e dytë të MASHT-it

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 10:27 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka marr pjesë në lansimin e projektit KSV/020.

Përfitues të projektit janë të rinjtë në përgjithësi, punëtorët dhe të papunët që kanë nevojë për trajnim, mësimdhënësit, menaxherët e AAPT-së, komuniteti i biznesit, komunat, MASHT dhe institucionet e saj të AAP-së si dhe MPMS.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, tha se është i lumtur që po vazhdon bashkëpunimi mes Kosovës dhe Luksemburgut, ky vend që po ndihmon në zhvillimin e arsimit cilësor në Kosovë.

“Në si MASHT në politikat tona kemi theksuar se arsimin profesional do të kemi prioritet dhe kjo po bëhet praktikë dhe ajo që kemi synuar. Synimi dhe qëllimi i MASHT-it është që ne të zhvillojmë politikat e arsimit profesional, të kemi standarde të larta, po angazhohemi që ato që na kanë munguar deri sot të i ndërtojmë dhe të jemi me standarde si vendet e zhvilluara”, tha Bytyqi.

“Ky angazhim po na dërgon drejt zhvillimit të qëndrueshëm drejt arsimit të mirë profesional. Ne si MASHT kemi pas mbështetje të partnerëve ndërkombëtar dhe sot po flasim drejt zhvillimit të mëtutjeshëm drejt qëndrueshmërisë se arsimit profesional”

“Qeveria e Luksemburgut ka dhënë kontribut të madh jo vetëm te zhvillimi dhe këshillimi por edhe ka dhënë kontribut financiar dhe dua theksoj ngritjen e dy qendrave te kompetencës ne Ferizaj dhe Prizren, realisht i kanë mbikëqyrë dhe mirëmbajt gjate gjithë kësaj periudhe dhe këto qendra luajnë rol të rëndësishëm me zhvillim e arsimit profesional”, tha ai.

“Qeveria e Luksemburgut është  zotuar për projektin e dytë që do jetë për një periudhë 4 vjeçare që është lajm i mirë për arsimin në Kosovë, gjitha praktikat e mira që kanë qenë në projekt”

Anne Dosert, nga ambasada e Luksemburgut në Kosovë tha se projekti i dytë ka 5 milionë euro më shumë se sa i kaluari.

“Vlera e projektit bëhet edhe më e madhe kur shohim shumëllojshmërinë e përfitueseve: mësimdhënësit, komunat, institucionet, pra një përfshirje të madhe të akterëve të ndryshëm”

Ajo tregoi në përgjithësi për projektin.

“Janë 5 milion ekstra në këtë projekt qe është vazhdim i projektit dhe jemi të lumtur me vazhdu me bashkëpunu me partner tonë. Synojmë që përkushtimi të jetë ne nivel dhe të jetë si në te kaluarën se ka reforma që duhet të adresohen dhe besojmë se do punojmë për së afërmi si kemi bërë në të kaluarën”,  ka thënë Dosert.

 

 

Të ngjashme