Ministri i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka priti në takim Shefen e Misionit për Kosovë znj. NatachaGomes, me të cilën bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe mjaftë të suksesshëm bilateral midis këtyre dy shteteve sidomos në mbështetjen që ky shtet i’a ofron Kosovës në proceset e saj euro-integruese.
Vlen të theksohet se Luksemburgu është ndër përkrahësit dhe donatorët më të mëdhenj në Kosovë. Në këtë drejtim, Ministri Reka u falënderua për ndihmat e ofruara nga Luksemburgu deri më tani prej disa milionë eurove, duke shpresuar se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe këtë vit dhe periudhat në vijim. Më tej, u diskutua për format konkrete të ndihmës, e në veçanti mundësia e mbajtjes së konferencës vjetore të përbashkët të këtyre dy shteteve, si dhe vazhdimin e marrëveshjes bilaterale me Luksemburgun.
Nga ana e saj Shefja e Misionit, znj.Gomes përshëndeti emërimin e Ministrit Reka në detyrën e re, si dhe ripërsëriti përkrahjen dhe mbështetjen e Luksemburgut për Kosovën në proceset integruese të saj.