Lumbardhi i Deçanit do të bëhet me shkollë të re, Bytyqi thotë se kjo anë meriton investime

Deçan | 13 Sht 2019 | 11:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë, Shyqyri Bytyqi ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës “Lan Selimi” në Lumbardh të Deçanit.

Të pranishëm në vënie të gurthemelit ishin, kryetari Deçanit, Bashkim Ramosaj, ish deputetët e AAK-së, Teuta Haxhiu, Time Kadriaj e Rasim Selmanaj.

Ministri Shyqyri Bytyqi ka thënë se falë qeverisë Haradinaj janë ndërtuar shumë shkolla. Ai ka thënë se pas kësaj duhet të ketë ngritje të cilësisë në arsim.

“Është kënaqësi që jam këtu e sidomos në vënie të gurthemelit. Falë Qeverisë Haradinaj kemi ndërtuar shumë shkolla dhe Deçani e meriton këto investime sidomos falë rënies se dëshmorëve këtu në Deçan”.

“Kështu po e përfundojmë një infrastrukturë moderne nëpër shkolla por na mbetet që të kemi angazhim ta ngrisim cilësinë në arsim. Mësimdhënësit e kanë një profesion të shenjtë dhe për këtë e kemi obligim që si institucione të krijojmë kushte në mënyrë që këta nxënës të kenë rezultate të mirë”, ka thënë Bytyqi.

Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e cila është nga ky fshat, me plotë emocione ka kujtuar ditën kur ka qenë mësimdhënëse në këtë shkollë.

“Më shumë sinqeritet e pranoj se kam shumë emocione që jam sot këtu. Me kujtohet dita e parë kur kam ardhur si mësimdhënëse dhe emocionohem shumë. Kjo dite e ndërtimit ka ardhur falë përkrahjes së Ramush Haradinajt”, ka thënë Haxhiu.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka falënderuar Qeverinë Haradinaj për këtë investim, raporton EO.

“Këto dy vitet e fundit e kemi pasur për nder që nga kryeministri Haradinaj kemi ndërtuar disa shkolla dhe kemi rinovuar 8 shkolla”.

“Cikli i këtyre shkollave po përfundon me kohë. Neve na mbetet te investojmë në siguri për rreth shkollave. Kjo shkollë e vjetër ishte më një infrastrukturë me të vjetrën në Deçan”, ka thënë ai.

I kënaqur më ndërtimin e shkollës  së re u shpreh drejtori i shkollës Smajl Lekaj.

Të ngjashme