Lumezi: Kosova e përkushtuar ta luftojë krimin e organizuar

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 15:53 | Nga

Kryeprokurori Lumezi po merr pjesë në tryezën e karakterit regjional me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve

Zagreb, 24 maj 2018 – Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Jeff Sessions, po merr pjesë në një tryezë të karakterit regjional e cila po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kjo tryeze është organizuar nga Departamenti i drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OPDAT.

Pjesëmarrës në këtë tryezë është Prokurori i Përgjithshëm i SHBA- ve Jeff Sessions, Kryeprokurorët dhe Drejtorët e Policive nga të gjitha shtetet e rajonit, si Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Në fokus të diskutimeve të kësaj punëtorie janë temat si Krimi transnacional, terrorizmi dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar.

Në prezantimin e tij Kryeprokurori Lumezi, paraqiti të arriturat e Prokurorit të Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit, me ç’rast ai tregoj për përvojat e Kosovës në luftë kundër këtyre formave të krimit.

Ndër të tjera Kryeprokurori Lumezi theksoj se Kosova është e vendosur të kontribuoj në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave dhe krimeve trans-nacionale, dhe të bashkëpunoj me të gjitha shtetet e rajonit, por edhe me vendet tjera që mund të mos jenë fqinj në kufijtë gjeografik, siç janë SHBA-të dhe shtetet tjera, me qëllim që të shkëmbejmë informata dhe prova të mjaftueshme për ti vënë para përgjegjësisë penale kryerësit e këtyre veprave penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme