Lumezi i pakënaqur me prokurorët, lëndët e korrupsionit e krimit ekonomik të shqyrtohen me prioritet

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 11:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi nuk është i kënaqur me punën e prokurorëve. Lumezi tha se lëndët e korrupsionit dhe të krimit ekonomik duhet të trajtohen me prioritet të lartë.

“… t’u bëhet e qartë krejt prokurorëve që duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në këtë drejtim”, tha ai.

Këto deklarime ai i bëri në mbledhjen e Këshillit Prokurorial ku Planit Strategjik 2016-2018 nga Prokurorja Laura Pula, raporton Ekonomia Online.

“26 mijë e 700 lëndë të pakryera 420 lëndë të korrupsionit i kemi pa të pakryera.  Në fund të këtij viti 7 mijë e 200 lëndë të kryera më shumë”, sqaroi ajo.

Ajo më tej shtoi se sa i përket problematikës së hedhjes së aktakuzave është e vërtetë se është numër i madh.

“Një kohë të gjatë është diskutuar se kemi hidhje të mëdha kjo është vepër penale specifike. Është shumë vështirë të zbulohet vepra penale e korrupsionit nuk jam i kënaqur me punën që po e bëjnë prokurorët sa i përket luftës kundër korrupsionit”, tha ajo.

Pula ka shtuar se për periudhën e prezantuar në nivel vendi 420 lëndë janë bartur nga viti 2016, 381 kanë qenë lëndë të reja ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 437 lëndë.

“…për lëndët për krime ekonomike 461 janë bartur nga viti paraprak 374 lëndë kanë qenë të reja prej të cilave 362 janë zgjidhur ndërsa kanë mbetur të pazgjidhur 473 lëndë”.

I pakënaqur me punën e prokurorëve ishte dhe Bahri Hyseni. Ndonëse tha se është i njoftuar për punën e vështirë të prokurorëve pasi edhe vet është prokuror ai tha se duhet të dalin me rekomandime që lëndëve të pazgjidhura të iu jepet prioritet.

“Del një përqindje jo e kënaqshme është 39 për qind.  E e kuptojmë angazhimin e kuptojmë edhe sfidat megjithatë ne duhet te dalim me rekomandim që këtyre lëndëve duhet tu jepet prioritet, hedhjet e kallëzimeve penal janë 44.75 për qind.Ky numër nga lëndët e proceduara është shqetësues numrin e aktakuzave të ngritura e kemi 48 për qind”.

Në mbledhjen e KPK-së u miratua edhe plani për vitin 2018. Kryesuesi i këshillit, Blerim Isufaj, tha se objektivat për vitin e ardhshëm janë të realizuara me qëllim të përmirësimit të gjendjes.

“Objektivat e këshillit për vitin 2018 janë fuqizimi administrimit menaxhimit dhe llogaridhënies forcimin vlerësimit të performancës së prokurorëve ngritjes e kapaciteteve të administratës së sistemit prokurorial”.

Përveç kësaj Isufaj prezantoi edhe objektivat e komunikimit të KPK-së. Ai tha se komunikimin sistemit prokurorial do të ndërroj formë duke qenë më interaktiv me mediet.

Një ndër objektivat për vitin 2018 do të jetë edhe rritja e besueshmërisë në sistemin prokurorial.

Të ngjashme