Lumezi: Si nënshtrohemi ndikimeve, kemi shënjestruar 48 raste të korrupsionit të nivelit të lartë

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka lavdëruar punën e institucionit që udhëheq gjaët vitit të kaluar, raporton Ekonomia Online.

Lumezi në konferencën vjetorëve të prokurorëve sqaroi se në vitin 2018 kanë zgjidhur 75 mijë dosje penale të natyrave të ndryshme.

“Vitin e kaluar kemi treguar efikasitet të lartë, 75 mijë dosje penale të natyrave të ndryshme, janë zgjidhur 91 për qind të rasteve”.

“Gjatë 2018 kemi treguar performancë të mirë edhe në trajtimin e lëndëve te korrupsionit dhe krimit. Kemi zgjidhur 106 për qind të rasteve të pranuara”.

“Më 2018 kemi dhënë kontribut edhe në luftën e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Asnjë shtetas i Kosovës nuk i bashkuar vatrave të luftës së huaja gjatë vit të kaluar. Korrupsioni e bën gjyqësorin joefikas, pengon sundimin e ligjit”.

Ai u ka bërë thirrje kolegëve prokurorë që të trajtojnë me prioritet rastet e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, duke shtuar se organi i akuzës nuk i nënshtrohet asnjë ndikimi.

“Bëj thirrje që rastet e konfiskimit të pasurisë së paligjshme të trajtohen me prioritet sepse çelësi i luftimit të korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë së paligjshme”.

“Kritikat e justifikuara ndaj nesh i kemi marrë me prioritet, por ato të pajustifikueshme nuk i kemi marrë parasysh. Duhet të tregojmë se prokuroria nuk i nënshtrohet asnjë ndikimi”.

Ndërsa sa i përket rasteve të korrupsionit ai tha se kanë akuzuar 588 persona ku janë ngritur 11 aktakuza, raporton EO.

Kryeprokurori tha se kanë shënjestruar 48 raste të korrupsionit të niveli të lartë. Kjo sipas tij, është sinjal që kush do që e shkel ligjin do të përballet me drejtësinë.

“Kemi akuzuar 588 persona korrupsion dhe kemi ngritur 11 aktakuza. Prokuroria ka shënjestruar 48 rate të korrupsionit në nivel të lartë. Fakti që janë hetuar dhe janë siguruar prova për ngritje te akteve akuzuesve ndaj deputetëve, drejtorëve, komisionit qeveritarë për veteranët ë luftës e të tjerëve, tregon përkushtimin e prokurorisë”.

“Me këto veprime u kemi dhënë sinjale zyrtarëve që sa herë shkelin ligjin duhet të jenë të përgatitur të përballen me drejtësinë”.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Bahri Hyseni, tha se nuk do të lejojnë që të cenohet dhe denigrohet sistemi prokurorial.

“KPK do të fokusohet në rishikim e pakos së akteve nënligjore të Këshillit dhe do të këtë rol në rishikimin e sistemit të drejtësisë”.

“Do të jemi në përballje me ata që ndërmarrin sulme me qëllim të denigrimit edhe të cenimit sistemit prokurorial”.

“Përkundër rezultateve të larta, rruga jonë kërkon përkushtim dhe sakrificë më të madhe. Orientimi ynë do të jetë zhvillimin e kapaciteteve profesionale”.

Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, tha se koha e fundit që të sigurohet për qytetarët drejtësi e mirëfilltë.

Kreu i Supremes ka kërkuar që të dënohen të gjithë ata që kanë kryer vepra korruptive e jo të dënohen me kusht, raporton EO.

“Përballemi me sfida dhe probleme. Lëndët e grumbulluara, qytetarët që presin me vite për një lëndë. Nuk mjafton të reagojmë vetëm gojarisht nëse vërtetohet se një vepër e korrupsionit është kryer dhe jepen dënime me kusht”.

“S’mund të lejojmë më tutje trajtim te pabarabartë të qytetarëve. Do të përpiqem që të kujdesem për zbatimin unik të ligjeve. Është koha e fundit që të sigurojmë për qytetarët drejtësi të mirëfilltë”.

Riccardo Serri nga Zyra e BE-së në Kosovës, ka kërkuar zbatimin e ligjeve që rregullojnë fushën e drejtësisë, duke shtuar se kjo është e rëndësishme
në procesin e liberalizimit të vizave.

“Mungesa e legjislacionit, mungesa e burimeve te mjaftueshme financiare, mungesa e stafit mbështetës për hetime. Jemi në dijeni për gjërat që pengojnë efikasitetin e punës që bëni. Është bërë pak efikasitet muajt e kaluar, kjo ka të bëjë me legjislacionin”.

“Mund të cekë Ligjin për Prokurorin e Shtetit që është miratuar, Ligji për Konfiskimi dhe Kodi Penal.  Kemi disa zhvillimi në luftën kundër korrupsionit, është me rëndësi që të vazhdojë këto zhvillime sepse e dini rëndësinë e tyre në procesin e liberalizimit të vizave”.

Të ngjashme