Lunaçek: Gjakova, shembull për komunat tjera

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 16:21 | Nga

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaqek sot ka qëndruar në Gjakovë, me ç’ rast është pritur nga kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila dhe bashkëpunëtorët saj.
Në takim me përfaqësuesen evropiane, kryetarja Kusari – Lila ka folur për situatën aktuale në komunën e Gjakovës dhe rrugën që po ndjek ajo për zhvillimin e kësaj komune.

Kusari – Lila ka përmendur projektet të cilat tashmë janë në rrugë të mirë të realizimit, si,ç është projekti për ujin e pijes në zonat rurale, projekti i Ngrohtores së re të qytetit, projekti i Impiantit të Ujërave të Zeza e të tjerë, projekte këto që janë duke u realizuar falë ndihmës së Komisionit Evropian apo shteteve të ndryshme evropiane.

Në takim me Zëvendës presidenten Lunaçek, kryetarja Kusari – Lila ka folur edhe për çështjen e të zhdukurve dhe viktimat e luftës së fundit. Me këtë rast ajo ka thënë se ka shumë nevojë dhe përpjekje të përgjithshme që të punohet në drejtim të tejkalimit të dhimbjeve të shkaktuara nga lufta.
Nga ana tjetër, Ulrike Lunaçek ka shfaqur opinionet e saj më të mira për zhvillimet në komunën e Gjakovës.

Ajo ka thënë se puna që po e bën kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ka bërë që njerëzit ta ndjejnë Gjakovën si qytetin e tyre.

“Angazhimi për sigurimin e ujit të pijes apo sistemit të ngrohjes qendrore është një dëshmi për qytetarët se diçka po bëhet në të mirë të tyre. Gjithashtu një tjetër aspekt i rëndësishëm të cilin unë zakonisht e përfshijë në raportet e mija është transparenca. Për shembull në Gjakovë i tërë buxheti i komunës është online dhe qytetarët mund ta shohin se nga vijnë dhe ku shkojnë paratë e buxhetit. Kjo u ndihmon qytetarëve të ndjehen se qyteti është i tyre. Faleminderit për këtë që po e bën për qytetin tënd”, ka thënë ajo.

Lunaçek ka rikujtuar se njëjtë sikurse niveli qendror edhe niveli lokal ka obligime karshi procesit të integrimeve evropiane dhe në këtë rast komuna e Gjakovës është një shembull i mirë të cilin duhet t ndjekin edhe komunat tjera.

pamje

kusari-lunacek

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme