Lunaçek kërkon hetim për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 18:31 | Nga

Politikania austriake që është edhe zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka dënuar sulmin e dhunshëm ndaj anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xhara.
Lunaçek, që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, madje ka kërkuar hetim të hollësishëm.

“Unë fuqimisht e dënoj dhe kërkoj hetim të plotë për dhunën ndaj ish-gazetares Arbana Xharra”, pohoi Lunaçek.

Ajo ka shtuar se fushata elektorale nuk duhet të shoqërohet me dhunë, sic ndodhi me Xharrën, e cila u sulmua tri ditë pasi bëri publike kalimin e saj nga gazetaria në politikë, përkatësisht në PDK.

Kalimi i gazetares në skenën politike u kritikua mjaft shumë, e po e njëjta kishte qenë cak i kërcënimeve për një kohë të gjatë.

Xharra u sulmua në orët e vona të së premtes në parkingun e saj nga disa persona, duke marrë disa lëndime trupore. Ndërsa, para se ajo të inkuadrohen në politikë ishte kërcënuar disa herë. I fundit, të cilën ajo e kishte bërë publik kanë qenë disa kryqe të vizatuara me ngjyrë të kuqe para derës së banesës së saj.

Xharra pasi u bë pjesë e PDK-së filloi aktivitetin e saj politik përkrah kreut të kësaj partie, Kadri Veseli, duke u takuar me disa grupe të ndërmarrëseve në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme