Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka qenë sonte për vizitë në Komunën e Mitrovicës.
Lushtaku bëri të ditur se ndaluan në lagjen ‘’Shipol’’, ndërsa shprehet se panë gatishmëri për rikthimin e PDK-së në udhëheqje të vendit, njofton Klan Kosova.
”Takim mjaftë shpresëdhënës në lagjen Shipol të Mitrovicës.
Vërehet një gatishmëri dhe entuziazëm i pashoq në strukturat lokale të PDK-së në Mitrovicë, për rikthimin e PDK-së në udhëheqje të vendit, sidomos në këtë periudhë me sfida të shumta.
Mitrovicasit do të kontribuojnë me tërë qenien e tyre në fitoren e PDK-së.
Mitrovicasit këtë fitore do t’ia dedikojnë Kryetarit z. Kadri Veseli dhe Presidentit z. Hashim Thaçi të cilët padrejtësisht qëndrojnë në Hagë”.