Lutfi Mani nga SBASHK: Orët e humbura gjatë grevës nuk do të kompensohen

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i SBASHKU-ut, Lutfi Mani, ka thënë se greva e mbajtur gjatë muajit janar në arsim është mbajtur sipas ligjit, sikurse çdo grevë që mund të mbahet.

“Asnjë grevë nuk mund të mbahet pa ligj. Në Kosovë janë dy ligje që përcaktojnë organizimin e grevave: ligji i sindikatave dhe ligji i grevave. Që të dy ligjet përmes ligjeve ndërkombëtare ku e drejta e grevës është legjitime dhe ai që tenton të shantazhojë grevistët dënohet”.

“Grevën nuk e ka shpallur kryesia as kryetari por organet e SBASHK. Këshilli i Përgjithshëm njëzëri me 20 mijë nënshkrime e kanë shpallur grevën. Ajo që u tha sot për udhheqësinë e SBASHK-ut në Kuvend nuk qëndron”, ka thënë Mani, njofton Klan Kosova.

“Mani ka ripërsëritur në Info Magazine vendimin e kësaj sindikate rreth orëve të humbura për 15 ditë sa ka zgjatur greva.

“Orët nuk do të kompensohen”.

“Ditën kur është ndërprerë greva është ndërprerë me dikë. Tre faktorë mund ta zgjidhin këtë problem: Prindërit, nxënësit dhe bashkëpunimi  SBASHK-MASHT”.

Në fund ai ka theksuar se anëtarët e SBASHK u përkasin partive politike.

“Me atë udhëheqje të SBASHK që u quajt me lloj-lloj etiketimesh sot deri para 10 ditësh të gjitha institucionet kanë pasur dialog  dhe me ta dhe është mbyllur greva. SBASHK me atë kryetar dhe kryesi është partnere e Ministrisë së Arsimit. Në SBASHK janë përfaqësues të të gjitha partive politike sepse vota është e drejtë e çdo qytetari”.

Të ngjashme