Në prag të Konferencës së 24-të të OKB-së mbi Ndryshimin Klimatik (COP24), që po mbahet aktualisht në Poloni, Internacionalja Socialiste, grupacioni ndërkombëtar më i madh i partive social-demokrate, anëtare e së cilës është edhe Lëvizja Vetëvendosje, ka lëshuar një deklaratë ku bën thirrje globale për një shoqëri botërore të qëndrueshme.
Ajri shumë i ndotur në këto ditë dimri, dhe rreziqet nga kjo ndotje për shëndetin, na dëshmojnë edhe një herë nevojën për masa urgjente, serioze dhe radikale për mbrojtjen e ambientit, kundër degradimit mjedisor dhe ndryshimeve të dëmshme klimatike.
Ndër shumë nënshkrues të tjerë nga e gjithë bota, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka nënshkruar edhe kryetari, Albin Kurti. Nënshkrues të tjerë përfshijnë ish-Kryeministrin e Belgjikës Elio Di Rupo, Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, ish-Presidenten e Finlandës Tarja Halonen, Kryetaren e Internacionales Socialiste të Grave Ouafa Hajji, Kryetarin e Partisë Laburiste të Irlandës Colum Eastwood, Kryetari i Partisë Socialiste të Francës, Olivier Faure, Kryetarin e Partisë Socialiste të Portugalisë Carlos César, etj.