MacBook Pro 16-inçësh mund të arrijë në tetor, me një çmim prej 3.000 dollarësh

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, filluan të paraqiten informatat se Apple po punon në versionin 16-inçësh të laptopit MacBook Pro. Raporti i ri jep më shumë informacione për këtë temë, duke sugjeruar se Apple do të mundë ta lansojë një laptop të ri në tetor, me një çmim fillestar prej rreth 3.000 dollarësh, raporton Neowin.

Sipas raportit, laptopi i ri prej 16 inçësh do të ketë ekran 3072 x 1920p (një rritje nga rezolucioni 2880 x 1800p të cilin e ka MacBook Pro 15-inçësh), shkruan KOHA Ditore. Ekrani do të duhej ta mbante të njëjtën dendësi të pikseleve, gjë që edhe pritet nga ekrani, të cilin Apple e quan Retina.

Raporti gjithashtu sugjeron se Apple planifikon ta rifreskojë MacBook Air dhe MacBook Pro 13- inçësh në të njëjtën periudhë. Një nga gjërat që priten për Pro është opsioni i RAM-it prej 32GB, por kjo duhet të përputhet edhe me paralajmërimin e procesorëve të Intel 10nm Ice Lake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme